Esselamu alejkum të nderuar/a,
Falenderimi i takon Zotit të botëve. Që nga nënshkrimi i kontratës për blerjen e Objektit për Xhami në dhjetor 2016 jan bërë të gjitha përpjekjet për rregullimin e dokumentacionit për marrjen e lejes për Xhami.
Më në fund, me ndihmën e Zotit të Lartmadhërishëm ky qëllim u arrit dhe komuna e Stuttgartit e dha lejen për shfrytëzimin e objektit për Xhami.
Na qoftë për hajr të gjithëve. Lusim Allahun e Lartmadhërishëm që këtë objekt ta bëj të hajrit dhe të bereqetshëm për ne dhe gjeneratat që vinë pas nesh.
Gjithashtu lusim Zotin e gjithësisë që ata që kan kontribuar dhe do të kontribojnë në të ardhmen ti shpërblej me të mirat e Tij.
Në ditët e ardhshme do të bëhet dorëzimi i objketit dhe qelsave. Pastaj do të caktojmë një ditë ku të gjithë së bashku do të shkojmë dhe do ta shohim objektin nga brenda e jashtë.
Pas disa ditëve do t´ju lajmërojmë se kur do të hapim objektin për këtë vizitë.
Paralelisht po bëhen planifikimet për fillimin e punëve në objektin e ri. Edhe për këtë do t´ju njoftojmë me kohë.
Përveq përkrahjes morale (me lutjet tuaja) dhe asaj fizike gjat punimeve në objekt, tani më shumë se kurrë Xhamisë i nevoitet edhe përkrahja financiare.
Kontribuesit Allahu xh.sh. i mbuloftë me të mirat e Tij në këtë botë dhe në botën tjetër.
Esselamu alejkum
Kryesia e Qendrës Islame Shqiptare Stuttgart