Spenden
Qendra Islame Shqiptare Stuttgart

Antarësimi

Formulari për antarësim: Mitgliedsantrag
IBAN: DE63 6009 0100 0018 1750 07 | BIC: VOBADESS | Stuttgarter Volksbank | Empfänger: Islamisches Zentrum für Albaner e.V.

I nderuar lexues,

kjo faqe e internetit që keni para jush është vetëm një prej shumë aktiviteteve dhe angazhimeve, të cilat Qendra Islame Shqiptare i bën për antarët e vet dhe xhematin në përgjithësi. Edhe kësaj webfaqeje, por edhe aktiviteteve tjera, ju paraprinë një punë e cila kërkon shumë kohë, të cilën e kryen kryesia e Qendrës Islame dhe imami, me ndihmën e antarëve të saj. Kjo punë jo vetëm që është e mundimshme dhe e lodhshme, por fatkeqsisht shpeshherë është edhe e lidhur me kushtime të larta, të cilat Qendra Islame mundohet t´i sigurojë nga antarsia dhe ndihmat vullnetare.

Këto angazhime dhe këto aktivitete të Qendrës Islame nuk do të mund të zhvilloheshin, sikur të mos ekzistonte gadishmëria dhe zemërgjërësia e rreth 500 antarëve, të cilët çdo muaj japin kontributin e tyre vullnetarë dhe kështu ndihmojnë në ekzistimin dhe mirëmbajtjen e kësaj qendre.

Mirëpo, për të mundur që edhe në të ardhmen të sigurohen mjetet për ekzistimin dhe funksionimin e Qendrës Islame, si dhe për të realizuar planet afatgjata të saj, Qendrës Islame i nevojitet ndihma dhe kontributi i secilit prej jush.

Antarësohuni dhe jepni kontributin tuaj në Qendrën Islame. Me këtë ju nuk i ndihmoni vetëm Xhamisë, por edhe vetvetës, duke siguruar kështu mirëmbajtjen dhe funksionimin e një institucioni i cili bën çdo gjë për ruajtjen e identitetit fetarë dhe kombëtarë.

Antarësohuni, jepni kontributin tuaj dhe hyni në grupin e atyre për të cilët Allahu i Madhërishëm në Kur’an thotë: “E drejtë e përkujdesjes së Xhamive të Allahut është vetëm e atij që i ka besuar Allahut dhe ditës së fundit e që e fal namazin, jep zeqatin e nuk i frikësohet askujt pos Allahut. Të tilët do të jenë të udhëzuarit.” (Sureja Et-Tevbe, ajeti 18)

Shembulli i pasurisë së atyre që japin në rrugën e Allahut, është si një kokërr që i mbanë shtatë kallinjë, në secilin kalli njëqind kokrra. Allahu ia shumëfishon (shpërblimin) atij që dëshiron, Allahu është Bujar i madh dhe i di qëllimet.” (Sureja El-Bekare, ajeti 261)

Shembulli i atyre që pasurinë e tyre e japin nga bindja e tyre duke kërkuar kënaqësinë e Allahut, i përngjan një kopshti në një rrafshnaltë që i bie shi i madh, e ai jep fruta të dyfishtë… Allahu sheh atë që veproni.” (Sureja El-Bekare, ajeti 265)

Në fund të këtij shkrimi e gjeni formularin për antarsim. Nëse dëshironi të antarsoheni, e shkarkoni, e shtypni, e mbushni dhe e dërgoni formularin në Qendrën Islame përmes e-mailit (info@drita-islame.org) ose përmes postës (Kölner Str. 12, 70376 Stuttgart).

Ne e lusim të Lartmadhërishmin që juve dhe familjen tuaj t’ju shpërblejë për kontributin tuaj dhe t’ua pranojë lutjet tuaja.

Me nderime, Esselamu Alejkum.

Kryesia e Qendrës Islame Shqiptare në Stuttgart-Feuerbach

Formulari për antarësim: Mitgliedsantrag

KUJDES: Formulari është i ruajtur në formatin „PDF“.  Nëse ju mungon programi për të hapur këtë format, atëher mund ta merrni falas ndonjërin nga programet e propozuara më poshtë:
Foxit PDF Reader
Adobe Reader