Në emër të Allahut, Gjithmëshirshmit, Mëshirëplotit
Falënderimi i takon vetëm Allahut, Zotit të botave; paqja dhe mëshira qofshin mbi Muhammedin a.s, familjen, shokët dhe të gjithë pasuesit e tij.
Çka është Qendra Islame Shqiptare Stuttgart-Feuerbach?
QISH është qendër humanitaro-fetare e cila nuk i takon asnjë partie politike e nuk indentifikohet me ndonjë ideologji ekzistuese. QISH është organizatë Islame e cila kryesisht angazhohet për t’ua krijuar kushtet e nevjoshme besimtarëve muslimanë në realizimin e detyrave të tyre fetare dhe kultivimin e vlerave të tyre kombëtare.
QISH me krenari e feston traditën e saj tashmë 30 vjeçare, gjë që asaj ia siguron të drejtën e pjsëmarrjes në grupin e qendrave më eminente Islame Shqipëtare në Perëndim. QISH është organizatë e regjistruar (Islamisches Zentrum für Albaner e.V.). Selia e QISH gjendet brenda lokaleve të xhamisë së saj në
Kölner Str. 12, 70376 Stuttgart.
Udhëheqësia dhe kuadri
QISH posedon një model udhëheqjeje i cili është një sintezë e udhëheqjes demokratike dhe asaj Islame. Do të thotë, udhëheqja dhe zgjedhja e kryesisë bëhet në suaza demokratike dhe në pajtim me përcaktimet fetare. Udhëheqësisë i prinë Kryetari, ndërsa pos tij në udhëheqje marrin pjesë edhe së paku 6 antarë tjerë, nga mesi i të cilëve zgjidhen arkëtari dhe sekretari.
QISH si të punësuar permanent e ka Imamin e saj, i cili është teolog i kaualifikuar me shkollë të lartë.
Qëllimet e QISH
Prej qëllimeve tona të shumta veçanërisht do të dëshironim ti veçojmë këto, si përfaqësuese më karakteristike:
- Bashkimi i të gjithë muslimanëve shqiptarë nën një institucion, në mënyrë që me fuqi të bashkuara të mbijetojmë sa më mirë.
- Krijimi i kushteve themelore për zbatimin e kërkesave Islame.
- Sigurimi i ndihmës konkrete për ruajtjen e identitetit kombëtar dhe fetar.
- Mbrojtja e të drejtave tona në mënyrë të institucionalizuar para shtetit Gjerman.
- Edukimi i brezave të ri në frymën Islame.
- Arsimimi i të rinjëve si në aspekt fetar ashtu edhe në lëmit teknike, shkencat shoqërore dhe në gjuhën amtare.
- Krijimi i platformës së duhur për mundësimin e informimit prej njerzve profesional.
- Ndihmë e organizuar për vëllezërit tanë me probleme në mirëmbajtjen e ekzistencës së tyre si këtu në diasporë ashtu edhe në vendlindje.
- Koncentrimi i potencialit së bashkësisë në blerjen sa më të shpejtë të një objekti përmes të cilit brezave tanë të ri do t’u mundësohej pjesëmarrja në aktivitetet e parapara: fetare, kombëtare, arsimore, kulturore, sportive etj.
- Ngritja e vetëdijes Islame tek femrat, duke ua mësuar parimet e mirëfillta Islame për ruajtjen e nderit dhe kultivimit të një morali të lartë si dhe afirmimi i tyre në aktivitete të ndryshme brenda QISH.
Aktivitetet e QISH
Vet fakti që ekzistenca e QISH mbështetet në sigurimin e të gjitha nevojave të shqiptarve musliman në gjermani, na jep të kuptojmë se aktivitetet e qenderës sonë janë të shumëllojshme.
Aktivitetet arsimore
Duke pasur parasyshë rëndësinë e të rinjëve në zhvillimin tonë kombëtar e fetar, jemi munduar që jasht organizimeve të përgjithshme ku mund të marrin pjesë të gjithë të interesuarit, të rinjëve tu ofrojmë ditë të veçanta ku ato do të mund të shperhen ashtu si duan dhe ku do marin mësimin adekuat.
Për këtë arsye për të rinjtë tanë kemi përgaditur një program i cili përfshin fundjavën. Aktivitetet tona kryesisht janë:
- Mësime në lëmi të ndryshme Islame,
- Gara apo lojra sportive,
- Si dhe aktivitete të ndyshme të cilat vijojnë pas propozimeve nga ana e të rinjëve, etj.