Të drejtat e femrës nën mëshirën perëndimore Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike

 Shkruan: Teuta Sulejmani

Mbrojtësit më të zëshëm për të drejtat grave, inauguruesit më kritik te domonimit mashkullor në botën e punësimit, promotorët më flagarant të arsimimit femërorë kan bërë një vepër (goditje) që do t’rrezojë të gjitha argumentet e tyre.

Kan toleruar që me femrën që i takon një grupi të konfesionit tjetër, krejtë e papritur njërës nga krijesat me numër më të madh në planetin tokësorë, me ja shkurtuar të drejtat më elementare njerëzore - të pengohet arsimimi i tyre, punësimi, me vet faktin edhe të qenurit (ekzistuarit) në shoqëri.Pse? Vetëm për shkak të një copëze pëlhure që e mbajnë mbi flokët e tyre rrezikojnë integritetin e njërës nga fuqitë veshjen e ndryshme të saj tocit (fsheh) në shtëpitë e modës më të mëdha të cilët dëshirojnë të imponojnë mënyrën e paraqitjes në të gjithë planetin tokësorë? Ose vetëm nga fakti se janë, në botë vagabond me mungesë individualiteti me titull thjështe të qenurit ndryshe? Arsyetimet e tyre me siguri jan shumë të thella dhe nuk janë të kuptueshme për një kufomë të thjeshtë, por fakti se askush nuk e pengoi ndalimin e hixhabit në Francë vie në pikëpyetje edhe vet domethënia e luftës për të drejtat e femrës.

Teoria e kthimit në mesjetë është thjeshtë qesharake në kohën kur kreatuesit më të mëdhenjë të modës çdo vit lansojnë nga një koleksion ku mostërn e ka edhe nga Egjypti i vjetër ose Japonia, që do të thotë në periudhën shumë të vjetër, kur edhe ka ekzistuar skllavopronaria?

Sa janë të pakuptimta të gjitha kritikat ndaj hixhabit si atavizmin mesjetarë që duhet të çrrënjoset, kuptim akoma më të thjeshtë kan akuzat që veshjet e tilla janë të imponuara nga meshkujt dhe se normalisht një prej robërie të tillë duhet të çlirohemi. Akoma edhe më të pabesueshme janë sqarimet dhe teza boshe se e gjithë kjo është për të mbrojtur themelet e sekularizmit, për arsye se edhe vet sekularizmi në themel është kundër segregacionit (dallimit) dhe rrënimit të të drejtave elementare.

Duke lansuar çmendurira të tilla të shpie eksluzivisht në uniformimin e gjithë botës femrore në veshje identike e cila vetëm se do ti bëjë rrobë të propagandave mediatike. Kjo shifet në mënyrë të qartë se bombat mediatike përsëri kanë pasur efektin e tyre, nga fakti se vetëm që kanë filluar reakcionet maratonike. Në një shpejtësi të madhe pas fillimit të gjuajtjes franceze në shkathtësi dhe inkuizicion kundra hixhabit filloi sondimi mediatik në Britaninë e madhe. Anketa gradualisht shqyrton opinionet publike,si me i dhënë kahje dhe drejtim të dëshiruar
- të kuptojë rezikshmërinë që fshihet në veshjen e teshave që nuk është në katalogun e “oportunitetit“ (përshtatshmërisë).

Të gjithë përcjellësit e shtëpive mediatike emitojnë dokumentar i cili në mënyrë suptile, por të qartë e përshkuan dhe reklamon idenë që muslimanët në realitet nuk duhet të mbajnë hixhab, dhe se ata shumë mirë inkuadrohen e përshtaten në shoqërinë moderne nëse nuk e mbajnë atë (me të vertetë?!), me një gjë të tillë vetëm se u ndihmohet femrave muslimane të çlirohen. E gjithë kjo kampanjë mediatike parqet rrezik nga vet fakti se në atë mënyrë në botë tek masa mesatare formohet qëndrim negativ rreth hixhabit, si një lloj kërcnimi dhe teshe ku njihen njerëzit të cilët ngrenë në ajër ndërtesa, teatra, aeroplanë dhe mbytin njerëz të pafajshëm. Njeriu bashkëkokohorë nuk dëshiron që të mendojë. Ai pranon informacione
të gatshme që ia servojnë mediat dhe në mënyrë të pavetëdishme formojnë qëndrim nën ndikimin dhe dëshirën e të tjerëve. Deri sa edhe njohuritë sipërfaqësore rreth islamit dhe parimet e tija ku do të kishte mjaftuar që të perballët në mes qëllimit të vërtetë mbi hixhabin dhe në mes asaj që po shohim nëse i referohemi propagandës mediatike bashkëkohore. Çdo hulumtim i detajuar të shpie në njohuri të reja dhe na ndihmon që të mendojmë e logjikojmë me kokën tonë në çka neve Kur’ani Famëlartë gjithmonë na potencon.

Nisur nga ky fakt i pamohueshëm, në këtë kohë, ku na janë mundësuar të gjitha mundësitë dhe ndihmesat bashkëkohore që të përfitojmë dituri nuk kemi asnjë arsyetim që të pranojmë
fakte të servuara e të gatshme, pa mos bëwre asnjë hulumtim dhe mendim rreth tyre.

Hixhabi është pjesë përbërëse e muslimanes dhe pa të ajo nuk është e kompletuar, por ajo gjithashtu nuk është e kompletuar pa dituri dhe shkollim, për arsye se vetëm ajo i ndihmon që të gjejë metodë për të ruajtur identitetin e saj. Pikërishte në atë qëndrone rezikshmëria e ndalimit të hixhabit nëpër shkolla se me anë të kësaj metode i kufizohen mundësitë muslimanës dhe ajo mbyllet në geto si e padëshirueshme.
Në europë jeton një numër i madh muslimanësh të cilët aty kanë lindur dhe aty e shohin ardhmërinë e tyre. Shqetësimet e tyre fillojnë me shkeljen e të drejtave elementare të cilat me kontributin dhe lindjen e tyre i kanë merituar. Njëra nga ato të drejat është edhe e drejta e veshjes muslimane në përputhshmëri me besimin dhe bindjen e saj, deri sa veshja e saj nuk pengon asnjë në rrethin e saj ku jeton e punon (gje që është e qartë si kristali).
Një gjë e tillë është johumane, jonjerzore, jologjike që t’ua shkurtoshë e pengosh një të drejte të tillë.

Njëkohësisht johumane është që ta sjellish femrën muslimane deri në atë pozitë që të zgjedhë në mes hixhabit dhe arsimimit ose hixhabit dhe punsimit, për arsye se një gjë e tillë shumë qartë u tregohet se vendi ku janë lindur dhe nga vendi që presein mbrojtje në menyrë të pameshirshme i braktis.
Poeti deklaron:

E njoha të ligën,
jo për hirë të ligës,
por që të ruhem,
e kush nuk din ta dallojë të mirën nga
e keqja,ka rënë në prapësi.


Në qoftë se nga ky kulm i legjislacionit islam, në paqë dhe në luftë, vërejmë gjendjen përbuzëse që mbizoteron në botë, do të vërejmë ndryshimin e madh ndërmjet sistemit të përcaktuar nga Zoti për njerëzit e Tij dhe sistemit që ka rregulluar njeriu.

Gjithashtu ne do të dallojmë se ç’ka në humbur njerëzit nga mosrespektimi i sistemit hyjnor, duke nxjerrë si arsye mendimin se ç’dëshiron njeriu për vete është më e mirë se ç’dëshiron
Zoti për të.

Njerëzimi do të vazhdojë të pësojë fyerje që gjithnjë e më tepër po shtohet nga ateistët e mashtruar dhe te çorientuar nga qyteterimet e korruptuara, derisa njeriu nuk do të ndjekë sistemin islam, i cili do t’i shpjeri njerëzit në drejtesi, rend dhe paqe.

„Vetëm All-llahu e thotë të vërtetën dhe vetëm Ai udhëzon në rrugë të drejtë“.

Amin