Hatme në Qendrën Islame Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
 Stuttgart, Korrik 2006
 
Me datën 09.07.2006 në lokalet e Qendrës Islame Shqiptare Stuttgart - Feuerbach u mbajt manifestimi i Hatmes së fëmijëve dhe të rriturve të cilët ndjekin mësim-besimin pran Qendrës Islame.
 
Fëmijët dhe të rriturit të cilët kishin përfunduar leximin e Kur´anit, iu nënshtruan disa provimeve të imamit të xhamisë Rexhep Sulejmanit, në leximin e Kuranit, në shkencën e Texhvidit, në mësimin e disa pjesëve të Kur´anit përmendësh, Fikh, Alhlak etj.
 
Në fund të manifestimit nxënësit morën diplomat që kishte pregaditur Qendra Islame për ta.
 
Vlen të përmendet se në këtë manifestim mori pjesë edhe një gjerman, i cili kishte ardhur ta pranojë islamin. Ai para imamit dhe të pranishmëve e shprehu shahadetin dhe kaloi në Islam. E lusim të Lartmadhërishmin që këmbët e tijë ti forcojë në islam. AMIN!