| Faqja e Qendrës Islame Shqiptare me disenj të ri |
|
|
|
Të nderuar vizitor, Falënderimi i takon vetëm Allahut xh.sh, Zotit të botërave, paqa dhe mëshira e Tij qofshin mbi Muahmmedin a.s, familjen, shokët dhe të gjithë pasuesit e Tij. Pas një periudhe të gjatë dhe me ndihmën e të Lartmadhërishmit Allah, arritëm që Webfaqen e Qendrës Islame Shqiptare në Stuttgart ta publikojmë me një diesnj të ri dhe me mundësi të reja të informimit. Si edhe në verzionin e kaluar të kësaj faqeje, edhe në këtë verzion do të keni mundësi të lexoni artikuj me tematikë të ndryshme nga Revista "Drita Islame" si dhe artikuj tjerë interesant. Gjithashtu edhe në të ardhmen do të keni mundësinë ti drejtoheni imamit të kësaj Qendre me pyetjet tua përmes rubrikës "Pyete hoxhën". Mestjerash në këtë faqe do të mund të paiseni edhe me informata të ndryshme rreth qendrës sonë, mundësinë e antarsimit dhe për aktivititetet e ndryshme që zhvillohen mbrenda Q.I.SH. Një risi tjetër është edhe mundësia për tu regjistruar në "Newsletter". Ju duhet ta jepni Emrin dhe e-mail-adresën tuaj, kurse ne sipas nevojës do t´ju dërgojmë përmes e-mailit lajme dhe informata të ndryshme dhe të rëndësishme. Faqja edhe në të ardhmen vazhdimisht do të plotësohet me përmbajtje dhe funksione të reja. Idetë, sygjerimet apo kritikat tuaja lidhur me këtë faqe, na i dërgoni përmes e-mailit në rubrikën "Na kontaktoni". Duke shpresuar se do të mund tju prezentojmë një faqe në nivel të duhur, ju përshëndesim dhe ju urojmë çdo të mirë. Redaksia e DRITA ISLAME
|




